Haradinaj në Korishë: Çelësi i zhvillimit, anëtarësimi në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma me partnerë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim me banorët e Korishës së Prizrenit.

Haradinaj tha se banorëve të Korishës ua dha fjalën se do ta kenë mbështetjen e shtetit për subvencione për bujqësi, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje.

“Në Kosovën ku fitojnë të gjithë, fshatrat si Korisha do e kenë mundësinë e përparimit të hovshëm”.

“Garantova që çmimi i energjisë nuk do të ngritët dhe do të ulet të paktën për 20%. Që çlirimtarët do të gëzojnë pensionin pa shkëputje nga puna”, tha Haradinaj.

Më tej, Haradinaj tha se çelësi i zhvillimit të Kosovës është anëtarësimi direkt në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën.

“Kosova është mirënjohëse për ata që ishin me ne që nga fillet e angazhimit për liri, e vazhdojnë të na qëndrojnë edhe sot, si mbështetës të shtetit dhe garantues të sigurisë sonë”, tha ai.

Të ngjashme