Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur tubim në Komunën e Istogut, ku theksoi rëndësinë e veprimtarëve të partisë, duke e quajtur një nder dhe privilegj të jesh pjesë e kësaj historie, raporton Ekonomia Online.
Abdixhiku u angazhua për një të ardhme më të mirë dhe besoi se Istogu do të jetë një hap i rëndësishëm drejt suksesit të LDK-së.
“Të jesh mes veprimtarëve që për 35 vite mbajtën flamurin është nder privilegj dhe motiv se si mbahet partia e shtëpia dhe si mbahet Lidhja Demokratike e Kosovës. Jemi në këtë shtëpi tonën në prag të fitores së madhe për të marruar bekimin dhe mbështetjen tuaj. Garat ndryshojnë gjërat lëvizin por një gjë mbetet e pa ndryshueshme LDK dhe populli mbetet një. Atdheu ynë i shenjë për të dalë të majtën për ballë do të bëhemi bashkë nga çdo anë e çdo regjion. Nga Istog kalohet më të mposhturit e LDK-së.
Abdixhiku ka premtuar rritjen e pagave për shërbyesit publikë në Kosovë, duke garantuar një shtesë prej 200 eurosh në muaj për mësues, mjekë, policë, zjarrfikës, ushtarë dhe punëtorë të tjerë të shtetit.
“Përmes këtij programi, garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150. Nga 200 euro më shumë, secilin muaj – ky është zotimi ynë”, u shpreh ai.
I pari i LDK-së është zotuar për 5 miliardë euro investime me 5 përqind rritje ekonomike.
“Ky është zotimi ynë për realizimin e programit më të kompletuar dhe më ambicioz në historinë e vendit, 5 miliardë euro investime me 5% rritje ekonomike me projekte e iniciativa konkrete, të mirëmenduara dhe të arritshme që i adresojnë nevojat e qytetarëve të Kosovës”, shtoi i pari i LDK-së.

