Nimani: Pas vizitës së suksesshme të Haradinajt presidentja Osmani po i viziton SHBA-të

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Artan Nimani, kandidati për deputet nga AAK-Nisma, ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite, pas vizitave, siç thotë ai, të suksesshme të Ramush Haradinajt. Ai theksoi se vizitat e presidentes Osmani konfirmojnë mbështetjen e qeverisë amerikane për popullin e Kosovës dhe përjashtojnë kryeministrin Kurti nga çdo proces vendimmarrës.

‘ Unë mendoj që pas vizitave të suksesshme që zhvilloi Ramush Haradinaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,vizitat e presidentes Osmani konfirmojnë mbështetjen e qeverisë Amerikane për popullin e Kosovës ,por njëkohësisht edhe përjashtojnë kryeministri Kurti nga do proces I vendim marrjes’’, tha Nimani për FrontOnline.

Nimani vuri në dukje se deklarata e Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Trump, është një tregues i qartë që SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë nuk duan të komunikojnë me ata që, sipas tij, janë mashtrues. Ai shtoi se miqtë amerikanë janë lodhur me qëndrimet e Kurtit dhe beson se vizita e presidentes Osmani do të jetë e suksesshme, duke rikthyer qëndrimet pozitive të Amerikës për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

‘’ Unë konsideroj se vet prononcimi I z.Grenell si përfaqësues special I presidentit Trump është I mjaftueshëm se SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë nuk duan të komunikojnë me njerëz të cilët në parim janë mashtrues sepse edhe miqtë tanë amerikan janë lodhur me  qëndrimet e Kurtit,besoj se vizita e Osmanit gjithsesi do të jetë e suksesshme dhe do të rikthejë qëndrimet e Amerikës për Qeverinë e re të 9 shkurtit’’, përfundoi Nimani.

Të ngjashme