Ahmet Isufi viziton OVL të UÇK-së në Viti

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, vizitoi sot OVL të UÇK-së në Viti.

Gjatë vizitës, ai ka uruar Kryetarin Idriz Quni dhe Kryesinë e re të zgjedhur, duke ofruar përkrahjen e tij për realizimin e objektivave të organizatës, në veçanti për përkujdesjen ndaj veteranëve të luftës.

Isufi u shpreh i nderuar për mikpritjen dhe u shfaq i kënaqur me gatishmërinë e tyre për të kontribuar në ruajtjen e vlerave të lirisë.

Të ngjashme