Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim me banorët e Novosellës së Pejës, raporton Ekonomia Online.
Para këtyre banorëve, Abdixhiku premtpi rritje pagash e pensione, ndërsa Pejës i premtoi investime edhe në Turizëm.
“Në javën e parë të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150. Për këtë përgjigjemi para vendit, para Zotit, para secilit qytetar të vendit! Nga 200 euro më shumë, secilin muaj – ky është zotimi ynë”, u shpreh ai.
“Kjo Pejë tash e katër vite është përballur me pengesa të mëdha dhe nga 9 shkurti do të ketë projekte. Si nga projektet rrugore po ashtu edhw projekte të turizmit. Për ta bër kët gjë, jeni katër ditë larg fitores së madhe dhebkam nevojë për ndihmën tuaj që ta votoni nunrin 124”, u shpreh Abdixhiku, teksa tha se tashmë kanë shënuar fitore me votat e diasporës.
Krejt në fund, kreu i LDK-së i ftoi qytetarët t’i bashkohen në tubimin përmbyllës të shtunën.

