Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alban Zogaj, shprehu bindjen e tij të fortë se politika nuk është thjesht pushtet, por një angazhim i madh për qytetarët.
Zogaj, thekson se sot, pas pesë vitesh se bashku me Lumirin, shohim me krenari çdo hap që kemi ndërmarrë, çdo mësim që kemi marrë dhe çdo strukturë që kemi ndërtuar.
Ai falënderoi të gjithë ata që kanë mbështetur rrugëtimin e tij dhe theksoi se kjo mbështetje është e paçmuar për procesin e rëndësishëm që po kalon.
“Ajo që më ndihmon të shoh me optimizëm të ardhmen është besimi i fortë se ky udhëtim më ka forcuar më shumë bindjen time: politika nuk është thjesht pushtet, është përgjegjësi, përkushtim dhe besnikëri ndaj qytetarëve që na kanë besuar. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi dhe që na kanë mbështetur pa kursyer, në çdo hap të këtij procesi të rëndësishëm. Rrugëtimi ynë vazhdon dhe do të jetë gjithmonë për qytetarët! Jemi se bashku ne kete rrugetim per ndryshimin e madh”, tha Zogaj.