Besa Ismaili, profesoreshë universitare dhe aktiviste e njohur, ka shpallur kandidaturën e saj për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin 41.
Ismaili premtoi angazhim të palodhur për një Kosovë më të mirë, ajo theksoi se, së bashku me ekipin e udhëhequr nga Bedri Hamza, do të punojnë për forcimin e Republikës së Kosovës.
“Ndershmërinë, integritetin dhe punën ua garantoj si Besë për Besën tuaj”, tha Ismaili, duke ftuar qytetarët të votojnë më 9 shkurt.
“Unë quhet Besa Ismaili, kandidoj për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 41. Profesoreshë universitare dhe aktiviste në politikë në komunitare, nënë e përkushtushtuar dhe nënë e devotshme krah kauzave. Në cdo kohë në përpjekje me pasur vendin tonë më mirë. Në ekipin tonë pas Bedri Hamzës do ta bëjmë edhe Republikën e Kosovës më mirë. Ndershmërinë, integritetin dhe punën ua garantoj si Besë për Besën tuaj me 9 shkurt”, ka thënë Ismaili.