Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur tubim në Podgur të Pejës, të cilin e quajti madhështi të radhës.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë.
“Kështu na pritën në Podgur të Pejës. Tubim i radhës, entuziazëm i radhës, madhështi e radhës! Zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë! Peja asnjëherë nuk ka qenë spektator”.
“LDK-ja është themeli i Dukagjinit, dhe Dukagjini është vet themeli i LDK-së. Sonte në Podgur, e ndjemë qartë! Jemi NJË”, ka shkruar Abdixhiku.