Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shpërndarë një video mesazh ku thekson rëndësinë e votës qytetarit.
“Ti që po e shikon a di sa e rëndësishme është vota jote? Vota jote përcakton të ardhmen tënde,” ka thënë Haxhiu në video.
Ai ka bërë thirrje për angazhim dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke e konsideruar votën si mjetin kryesor për ndryshimin dhe përmirësimin e Kosovës.