Nimani: 4500 qytetarë besuan në vizionin për një politikë me moral dhe integritet, pa pasur asnjë strukturë organizative

Prishtinë | 22 Shk 2025 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Forumit Intelektual Europa 2030, Artan Nimani, njëherit ish-kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma- E30, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i dhanë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndonëse nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për deputet, Nimani ka thënë se kjo mbështetje është një angazhim i veçantë për të, pasi 4500 qytetarë i besuan pa pasur asnjë strukturë organizative.

“Një falënderim i sinqertë për mbështetësit e mi dhe besimin që më dhatë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pavarësisht rezultateve, jam krenar që arrita të fitoj besimin e shumë qytetarëve dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për mua. Zotohem se do të jem zëri i tyre, pa marrë parasysh se si dhe ku do të shërbej në të ardhmen. Ju falenderoj nga zemra për besimin tuaj dhe angazhimin tuaj të palodhur”, ka shkruar Nimani.

“Mbështetja juaj është një angazhim i veçantë për mua, pasi rreth 4500 qytetarë besuan në vizionin për një politikë me moral dhe integritet, pa pasur asnjë strukturë organizative. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm. Dua t’i falenderoj partnerët e koalicionit AAK dhe NISMA për bashkëpunimin e shkëlqyer. Falenderoj gjithashtu miqtë, kolegët nga Forumi Intelektual, studentët dhe vullnetarët që ishin me mua në këtë proces. Dita të mira po vijnë dhe do të jemi bashkë me ju në çdo hap të rrugëtimit tonë”, u shpreh Nimani.

Të ngjashme