Njëra nga kandidatet më të votuara të PDK-së takohet me Krasnqin për planet afatgjat

Prishtinë | 22 Shk 2025 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja e PDK-së për deputete, Sala Jashari, e cila ka arritur të sigurojë ulësen në Kuvendin e Kosovës me një numër jashtëzakonisht të madh të votave që ka marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka njoftuar sot se është takuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Ajo ka shkruar se me Krasniqin kanë folur për planet e arritjeve afatagjata.

Sala Jashari ka falendëruar Krasniqin dhe kreun e Degës së Skenderajt, Sami Lushtakun, duke thënë se do të mbetet gjithmonë besnike për të gjithë ata që e kanë përkrahur.

“Pas fushatave dhe punës intenisve, sot diskutuam me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z.Memli Krasniqi për punën tonë në vazhdimësi drejt arritjeve tona afatgjata.

Njëkohësisht dua edhe ta falenderoj Kryetarin z.Krasniqi dhe Kryetarin e Degës së Skenderajit, z.Sami Lushtaku që më mundësuan të bëhem një shembull për të rinjtë e Kosovës, që këtu secili prej nesh kemi hapësirë për të dëshmuar vetën!

Faleminderit strukturave të PDK-së, aktivistëve tanë që gjithmonë dalin jashtë pritshmërive kur vihet në pytje Kosova.

Të ngjashme