“Presidenti i Emirateve të Bashkuara në Shqipëri”, Rama: Mik i shqiptarëve, në ’99 mbështeti vëllezërit nga Kosova

Prishtinë | 22 Shk 2025 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, foli rreth vizitës së presidentit të Emirateve të Bashkuara në Shqipëri

“Për herë të parë zbret në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, u shpreh Rama.

Më tej theksoi se vizita e tij në Shqipëri, shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.

“Vizita e presidentit të emirateve dhe njërit  prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrit dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Vjen nesër për të vendosur të tjera piketa që bazohet tek interesat e përbashkëta”, tha Rama.

Të ngjashme