Javën e kaluar në Prishtinë janë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë sekuestruar 5 armë zjarri dhe janë shqiptuar 4785 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
Komunikata e plotë:
Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.