Shtyhet seanca ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Prishtinë | 05 Mar 2025 | 14:26 | Nga Hasan Hoti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ta shtyjë seancën fillestare për të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi.

Ky vendim u mor pasi avokatët e të akuzuarve kërkuan që kjo seancë të shtyhet.

Seanca e shqyrtimit fillestar do të mbahet më 17 mars.

Avokati i Shabanit, Besnik Berisha, tha se klientit të tij i duhet më shumë kohë për t’u njohur me aktakuzën, në mënyrë të ai të vihet në dijeni në detaje mbi fajësinë apo pafajësinë e tij.

Të ngjashme