Armëpushimi ‘plotësisht i arritshëm’ me udhëheqjen amerikane, thotë Zelensky

Prishtinë | 05 Mar 2025 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukainës, Volodymyr  Zelensky, tha se dëshiron të shohë “fundin e luftës njëherë e përgjithmonë”.

Në një postim në X, ai tha se pati një telefonatë me kancelarin gjerman në largim Olaf Scholz.

“Ne mbështetemi në unitetin e Europës rreth Ukrainës dhe po punojmë drejt tij. Ne të gjithë duam një të ardhme të sigurt për popullin tonë”, tha Zelensky.

“Jo një armëpushim të përkohshëm, por një fund të luftës njëherë e përgjithmonë. Me përpjekjet tona të koordinuara dhe udhëheqjen e SHBA-së, kjo është plotësisht e arritshme”.

Të ngjashme