Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Prishtinë | 08 Mar 2025 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një person ka lajmëruar policinë se dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe vëllait të tij, raporton Ekonomia Online.

Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati, ndërsa rasti sipas Policisë është duke u hetuar.

“Prishtinë  07.03.2025 – 03:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se rreth orës 03:30 të datës së lartcekur deri sa ka qenë me vëllain e tij duke hyrë në shtëpi, një person i dyshuar mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim te tyre dhe ishte larguar me  veturë prej vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë. Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme