Humb jetën një person në Skenderaj, policia nis hetimet

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Një rast i vdekjes është raportuar në Skenderaj, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 21 shtator 2026, rreth orës 10:00. Bëhet e ditur se trupi i pajetë i një personi mashkull, shtetas i Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka njoftuar se rasti mbetet në procedurë hetimore dhe se po vazhdon puna për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Të ngjashme