Analisti politik, Shënoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje në PZAP, ku ka kërkuar që të anulohen të gjitha votat me postë, si dhe bëhet rivotim.
Ai ka deklaruar se, VV-ja me këtë kërkesë po rrezikon me humbë një mandat.
“Me kërkesën për përsëritje të votimit me postë, po rrezikon me humbë edhe një mandat. Aktualisht, pa vota me postë, LVV ka 47 mandate e PDK 25. Mandatet e LDK-së nuk ndryshojnë, 20. Mirë është të gjitha dyshimet për keqpërdorime eventuale me u adresu dhe hetu. Por një përsëritje e votimit duket e palogjikshme”.
“Gjithashtu efekti eventual i përsëritjes do të mund të nënkuptonte një mandat më shumë për PDK dhe një më pak për LVV. Fundja PDK është partia e vetme që nuk përfitoj nga kjo mënyrë e votave. Mesiguri ata do e bëjnë maksimumin me rikuperu këtë ‘defekt’ në sistem në rast se kjo përsëritet. LVV në fund, munden me mbetë me siguri edhe me më pak 51.75% të votave me postë që kanë fituar nëse përsëritet votimi. Por qëllimi dhe strategjia e LVV-së duket të jetë me e zvarritë sa më gjatë procesin deri te certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve”, ka shkruar ai.