Rrëzohet lisi nga era e fortë, dëmtohen disa vetura

Prishtinë | 13 Mar 2025 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Në lagjen Dardania të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Ilaz Kodra”, disa vetura janë dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një lisi nga erërat e forta, raporton Ekonomia Online.

Të enjten, janë parë punëtorë të Hortikulturës të cilët kanë larguar rrëzimin e lisit.

Të ngjashme