Gjendet i vdekur një person në një hotel të Klinës

Prishtinë | 13 Mar 2025 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i vdekur në hapësirat e hotel “Nora”, në Klinë.

Ai u gjet në hapësirën e marketit, dhe menjëherë për rastin është njoftuar Policia dhe Emergjenca.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi, tha se rasti ka ndodh sot rreth orës 09:00, derisa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

“Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i personit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.

“Policia është duke vazhduar hetimet për rastin”, theksoi ai.

Të ngjashme