Një burrë e ka sulmuar studenten në Obrenovc e cila po ecë këmbë drejt Beogradit

Prishtinë | 14 Mar 2025 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Një studente nga Lloznica duke ecur në këmbë për në Beograd u sulmua sot në mëngjes në Obrenovc, raportojnë reporterët e N1 të cilët janë duke përcjellë kolonat e studentëve që janë nisur këmbë nga gjithë Serbia, për të marrë pjesë në tubimin 15 marsit në Beograd.

Sulmi ka ndodhur kur një grup studentësh nga Lloznica po shkonin të takonin kolegët e tjerë në stadiumin e klubit të futbollit “Radniçki”.

Rrugës për atje studentët brohoritnin “Nuk e japim Jadarin”, duke aluduar në gërmimin e litiumit në këtë rajon, dhe është sulmuar studentja e cila ishte e para në kolonë.

Një burrë i moshuar e kapi atë për fyti dhe filloi ta mbyste, raporton reporteri i N1.

Nuk kishte ardhur deri te konflikti më i madh, pasi rojet e sigurisë kanë rrethuar sulmuesin dhe kanë penguar qytetarët të përballen me të. Atje ka shkuar edhe policia, e ka identifikuar dhe supozohet se do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

Nuk dihet gjendja e studentes.

Të ngjashme