Një vetaksident trafiku ka ndodhur në Druar të Vushtrrisë, ku dyshohet se vetura ka goditur shtyllën elektrike.
Pamjet tregojnë po ashtu qytetarë që mundohen të dalin në ndihmë, e që në vendin e ngjarjes shihen të kenë arritur edhe policia.
EO ka kontaktuar me organet e rendit dhe është ende në pritje të një përgjigje.
