Limuzina e presidentit rus, Vladimir Putin është përfshirë nga flakët në rrugët e Moskës, gjë që ka ngritur dyshimet për një tentim atentati ndaj tij.
Lidhur me këtë, Emanuela Durimishi thotë se lajmet e fundit thonë që ky shpërthim nuk kishte të bëjë me një atentat kundër Putinit, por me një problem të motorit të automjetit, transmeton Klankosova.tv.
“Disa gazeta kanë dhënë këtë lajm, por lajmet e fundit në fakt flasin për një problem të motorit dhe jo për një atentat kundrejt Putinit. Do të isha më e kujdesshme për të folur lidhur me këtë linjë, duke mos alarmuar për këtë lajm”, u shpreh Durmishi për emisionin “Kosova Today”.