Dogana konfiskon 28 mijë cigare në aeroportin e Prishtinës, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Prishtinë | 07 Pri 2025 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës konfiskoi 144 boksa cigaresh, të cilat i kishte hasur në bagazhin e një udhëtari të dielën në Aeroportin e Prishtinës.

Dogana njoftoi se personi i ndaluar ishte shtetas i Shqipërisë dhe ishte udhëtar me fluturimin Prishtinë-Londër. Rasti ka ndodhur në mëngjes.

“Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar – konkretisht, sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, si më poshtë:  Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa)”, thuhet në njoftimin e Doganës të Kosovës.

Të ngjashme