Arrestohet një person në Jarinjë për kontrabandim migrantësh

Prishtinë | 09 Pri 2025 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare të Jarinjës për dyshimin e kontrabandimit të migrantëve.

I dyshuari, një mashkull kosovar, u ndalua më 8 prill rreth orës 20:00, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën tre shtetas nga Nepali – dy meshkuj dhe një femër.

Po ashtu, gjatë kontrollit u sekuestruan një rrethatore për fishekë dhe një telefon celular, i cili dyshohet të ketë shërbyer për aktivitete të paligjshme.

I dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërsa migrantët janë trajtuar nga njësia për migrim dhe të huaj.


Të ngjashme