Një veturë me targa të Serbisë në Zubin-Potok u vodh të dielën, bëri të ditur sot Policia e Kosovës.
Një qytetar në Zubin-Potok ka raportuar në Polici se të dielën iu vodh vetura me targa të Serbisë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa te Serbisë. Vetura kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.