Sveçla nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vazhdimin e nesërm të seancës konstituive

Prishtinë | 22 Pri 2025 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për vazhdimit e nesërm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas katër përpjekjesh të pasuksesshme për konstituimin e plotë të këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.

 “Jemi në javën e AME-s. Ju jeni dëshmitarë për krejt procesin. E dini shumë mirë se çka ka me ndodhë”, u shpreh Sveçla.

Ai u pyet në hapje të Javës së Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Të ngjashme