Yamal flet për stilin e ri të flokëve: Mërzitem në shtëpi, i lyej që koha të kalojë më shpejt

Prishtinë | 29 Pri 2025 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Lamine Yamal, padyshim një nga futbollistët më të mirë këtë sezon, në konferencën për media para ndeshjes së nesërme ndaj Interit, mori vëmendje për stilin e tij të ri të flokëve, në ngjyrë ari.

“I lyej flokët e gjëra të tilla, sepse mërzitem në shtëpi! Që koha të kalojë më shpejt”, ishte përgjigjja e Yamalit.

Kujtojmë se Barcelona, do të presë nesër skuadrën e Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në orën 21:00.

Të ngjashme