Granti i Performancës Komunale kontribuon në rritjen e llogaridhënies dhe identifikimin e problemeve

Prishtinë | 30 Pri 2025 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Gjatë panelit të diskutimit për Grantin e Performancës Komunale, përfaqësues të komunave ndanë përvojat e tyre mbi ndikimin e këtij instrumenti në qeverisjen lokale, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, tha se granti ndihmon në rritjen e llogaridhënies dhe identifikimin e problemeve.

“Na ndihmon ta kemi një administratë llogaridhënëse, na mundëson të kemi ndarjen më të mirë të punëve dhe na ndihmon për të nxjerrë në pah problemet dhe t’i korrigjojmë “, tha ai.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, tha se qëllimi i performancës është përmirësimi i vazhdueshëm.

“Sigurisht që qëllimi i besimit të performancës ka të bëjë me përmirësimin e performancës. Sepse sa herë dështon ti sigurisht që vlerësohesh keq. I gjithë sistemi duhet të shërbejë dhe të jetë në funksion:, shtoi ai.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, theksoi se sistemi ka rritur përgjegjësinë, sidomos tek stafi politik.

“Rritja e performacën e ka rritur përgjegjësinë, sidomos tek stafi politik. Sa i përket sistemit siguritsht e ka një akt të vecantë gjatë procesit te pjesëmarrjes. Sa i përket shpenzimeve të buxhetit, është e qartë se njerëzit mund t’i shohin. Ta jap kudnësin me i kyc edhe palën e trete sic janë qytetarët”, theksoi ai.

Të ngjashme