Kryetari Idrizi ndan pamje nga bukuritë natyrore të Vushtrrisë: Mirëmëngjes nga Vesekoci

Prishtinë | 04 Maj 2025 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferid Idrizi, ka ndarë këtë të dielë një përshëndetje të ngrohtë nga fshati Vesekoc, duke vlerësuar qetësinë dhe bukurinë natyrore të zonës.

“E diel e qetë, plot bukuri natyrore. Kënaqësi t’i ndajmë me ju thesaret e komunës sonë,” ka shkruar ai në postimin e tij.

Kryetari ka uruar të gjithë qytetarët për një vikend të mbarë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të pasurive natyrore që ofron Vushtrria.

Të ngjashme