Skena të turpshme në ndeshjen Tirana-Pogradeci, përplasen lojtarët, përfshihen edhe tifozët

Prishtinë | 05 Maj 2025 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Tirana dhe Pogradeci e mbyllën mes kaosit, finalen për një biletë në Superiore. Bardheblutë fituan falë një autogoli në minutën e fundit të kohës së rregullt, për të mbetur në elitën e futbollit shqiptar.

Skenat pas ndeshjes ishin të turpshme. Lojtarët u përfshinë mes kaosit dhe grushteve, ndërsa gjyqtari Koçi tregoi kartonin e kuq për Razën nga Pogradeci dhe Ndrecën e Tiranës.

Pas vërshëllimës përfundimtare, disa tifozë u përfshinë po ashtu. Për këtë ishte nevoja e ndërhyrjes së policisë në “Elbasan Arena”.

Të ngjashme