Një 15-vjeçar humb në Elbasan, nëna bën denoncimin pas tre javës

Prishtinë | 07 Maj 2025 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Nëna e një 15-vjeçari nga Elbasani ka bërë denoncimin për humbjen e djalit të saj, i cili ka ikur nga shtëpia më 16 prill 2025 dhe nuk është kthyer më.

36-vjeçarja ka paraqitur denoncimin ditën e martë, pas një periudhe 3-javore pa informacion për fëmijën, raporton Euronews.al.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij, por deri tani nuk ka asnjë informacion tjetër të rëndësishëm lidhur me humbjen e 15-vjeçarit.

Sipas autoriteteve, vonesa në denoncimin e rastit ka vonuar ndihmën, pasi nëna kishte pritur për një periudhë të gjatë për të bërë denoncimin.

Të ngjashme