Të çuditur me Igli Taren, drejtori i Milanit zgjedh trajnerin ekspert të Seria A për kuqezinjtë

Prishtinë | 29 Maj 2025 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Igli Tare ka gjetur timonierin e ri të Milanit. Do të jetë Masimiliano Alegri, që do të ulet në stolin e kuqezinjve.

Tare i ka çuditur të gjithë me shpejtësinë e arritjes së akordit. Te Milani ishin mësuar me vonesa, plan B dhe C gjatë merkatos, duke lënë shumë zhgënjime te tifozët.

Kjo nuk ndodhi me Taren si drejtor sportiv. Alegrit i është ofruar kontrata e vlefshme për 3 vitet e ardhshme. Do të përfitojë 5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Entuziazmi ndihet te tifozët, pasi Milani më në fund po afron një trajner ekspert të Seria A. 57-vjeçari numëron gjashtë tituj kampion.

Në vitin 2011 ndërkohë e fitonte me Milanin trofeun më të rëndësishëm në Itali.

Të ngjashme