Muharremi: Rritja e importit dhe thellimi i deficitit tregojnë dështimin e politikave anti-biznes që dobësojnë prodhimin vendor dhe favorizojnë bizneset e huaja në Kosovë

Prishtinë | 29 Maj 2025 | 17:53 | Nga Shenoll Muharremi

Ky është problemi që ndodhë kur nuk i përkrahë bizneset dhe prodhuesit dhe i godet me masa të gabuara. Kur i sulmon, i vendosë nën presion. Jau rritë kostot e operimit. Jau rritë taksat. Dmth i bën më pak konkurrues, rriten importet, thellohet deficiti.

Në vend se me e përkrahë dhe me e stimulu prodhimin vendor që me u rritë konkurrencshmëria, fuqia brenda, ti i stimulon importon dhe largimin e parave nga vendi.

Nga viti 2020 deri 2024 ti ke pas rritje aq të thellë, thujase DYFISHIM të importit në mallra, nga 3,296,635,000 €6,332,897,001 që nënkupton rreth €3 MILIARDE është rritur importi për një kohë të shkurtër.

Kjo e tregon shëndetin dhe konkurrencshmërinë e ekonomisë dhe bizneseve vendore. Tregon që politikat ekonomike dhe gjendja ekonomike për prodhues të Kosovës nuk është e mirë. Ka pas mundësi me u rritë prodhimi dhe shitja për 3 miliardë në këto vite por ka ardh nga jashtë.

Kjo nënkpton që me këto politika anti-biznes po përfitojnë bizneset e huaja në Kosovë. Ekonomia jonë nuk po funksionon e punon për prodhuesin vendor. Tu ka rritë importi në 6.3 Miliardë në vit. Deficiti u thellu në €5.4 miliardë nga €2.8 miliardë këtë periudhë.

Eksporti?  vetvm nga €474,8 Milionë në €944,1 Milionë… ende nuk e ka arritë vlerën një miliardë, derisa importi ka shku në 6.3 miliardë.

Vetem për janar-prill 2025 importi ka arritur vleren €2,139,082,034 (2 miliardë), e deficiti -€1,879,590,456. Eksport ke vetëm €259,491,578 (€259 milionë).

Të ngjashme