Një person u gjet pa shenja jete, dyshohet se ka rënë nga ndërtesa

Prishtinë | 04 Qer 2025 | 08:14 | Nga Gzim Mujaj

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ka rënë nga ndërtesa.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Ekonomia Online se rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete në këtë lagje të kryeqytetit.

“Sipas informatave fillestare, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që karakterizojnë këtë rast.

Të ngjashme