Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj, teksa është deklaruar i pafajshëm për akuzat, tha se nëse vërtetohen pretendimet, kërkon burgim të përjetshëm për veten, raporton Ekonomia Online.
Ai e bëri këtë deklaratë në seancën gjyqësore për këtë vrasje që po mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku u paraqitën edhe të akuzuarit e tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kokalla u deklarua i pafajshëm.


