Haziri: Problemi zgjidhet me marrëveshje politike, jo me forma procedurale

Prishtinë | 05 Qer 2025 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, rikonfirmoi qëndrimin e LDK-së sa i përket votimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se problemi zgjidhet me marrëveshje politike, jo me forma procedurale.

“Nuk ka ende marrëveshje politike, u takon atyre që kanë marrë mandat të bëjnë marrëveshje politike. Derisa po trajtohet në mënyrë procedurale, nuk zgjidhet problemi. Ne nuk jemi këtu mekanizëm vote që duhet me ardhur këtu me votua kush çka propozo, çka do. Në asnjë mënyrë me trafiku vota dhe me shantazh. Ne votojmë sipas besimit, popullit thotë ‘fol e mbushma mendjen’. Nuk është mbushë mendja hala”, tha Haziri.

Të ngjashme