Kapen gjashtë kilogramë heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i veturës dhe katër policë

Prishtinë | 08 Qer 2025 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona, mes tyre katër punonjës policie, janë arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në pikën kufitare të Kapshticës një ditë më parë, ku u sekuestruan 6 kilogramëve heroinë.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrolleve të djeshme, u arrestua drejtuesi i mjetit ku u zbulua lënda narkotike, ndërsa katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni, u vunë në pranga për shpërdorim detyre.

Siç u raportua një ditë më parë, droga është gjetur brenda një automjeti duke dalë në kufi.

Çështja mësohet se ka qenë nën hetim prej rreth 2-3 vitesh, pasi dyshohej për disa persona të lidhur me transportimin e lëndëve narkotike.

Pas marrjes së informacionit se këta persona do të kalonin në Kapshticë, janë ndaluar në pikë kufitare, ku edhe iu është gjetur droga.

Të ngjashme