Hyseni: Zgjidhja është një qeveri kalimtare në interes të qytetarëve

Prishtinë | 09 Qer 2025 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka shprehur shqetësimin për situatën institucionale në vend, duke theksuar nevojën për një qasje të re, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, përsëritja e të njëjtit skenar sjell vetëm bllokim dhe dështim.

Hyseni theksoi vështirësitë që po përjetojnë qytetarët, si rritja e çmimeve të energjisë dhe mungesa e pakove bazike, dhe propozoi si zgjidhje formimin e një qeverie kalimtare që do të vepronte në interes të qytetarëve.

“Shpresoj që skenari të jetë i ndryshëm sepse kemi parë skenarin e njëjtë prodhon rezultat të njëjtë. Ne si LDK e shohim me shqetësim të madh vështirësitë e qytetarit që në jetën e përditshëm po i hasim. Ato janë rritja e energjisë, pakos bazike dhe e shohim të nevojshme që qasja të jetë zhbllokimi i institucioneve me propozimin tonë. Zgjidhja do të ishte një qeveri kalimtare në interes për qytetarët”, tha ai.

Të ngjashme