Puna me sulmet me të fundit mes Izrealit dhe Iranit, nëse zgjatë, mundet me pas implikime rajonale dhe globale të sigurisë. Kjo po ndodhë kur tashmë e kemi një luftë mes Ukrainës dhe Rusisë e që nuk po i shihet fundi.
Zgjerimi dhe përshkallëzimi i konfliketve edhe në një rajon tjetët, Lindjen e Mesme, vetëmse i zgjeron zonat e krizave dhe konflikteve serioze. Nganjëherë e di kur fillon e ndoshta mendon që përfundon shpejt, por mundet me zgjatë tepër më shumë sesa planifikohet.
Në anën tjetër, Irani dhe Rusia janë aleat. Të dyja janë nën sankcione nga Perendimi, por edhe të dyja e luftojnë ndikimin global të SHBA-së (në Europë Lindore dhe Lindje të Mesme).
Irani gjithashtu i ndihmon Rusisë me armatim (dronë), e nëse vazhdon kriza me Izraelin, ndoshta edhe ka me pas efekt negativ, nuk ka me pas mundësi me i ndihmu Rusisë.
Irani dhe Rusia kanë marrëveshje dhe tregtojnë naftë gjithashtu. Nëse përfshihet Ngushtica e Hormuzit, atëherë kemi me pas ndikim të theksuar në cmimet e naftës globalisht e kjo ka me ndiku edhe në Europë.
Me gjasë edhe Rusisë po i konvenon me pas më shumë kriza në rajone tjera në mënyrë që me zhvendosë interesin e Perendimit nga Ukraina diku tjetër, sidomos të SHBA-së.