Salihu: Me Albin Kurtin kriza dhe bllokada ka pasur edhe në të kaluarën

Prishtinë | 15 Qer 2025 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, para nisjes së seancës konstituive deklaroi se kishte shpresuar që Kuvendi do të konstituohej që në tentimin e parë, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se, duke pasur parasysh që fitues i zgjedhjeve është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, bllokadat nuk janë të papritura.

“Kam pritur që herën e parë ka me u konstituu edhe kemi me pasë mundësi me punu. Por, duke e ditur se fitues i zgjedhjeve është Albin Kurti dhe partia e tij, atëherë kriza edhe bllokada ka pasur edhe në të kaluarën,” u shpreh Salihu, duke shtuar se kjo po pengon funksionimin e institucioneve.

Të ngjashme