Ministri në detyrë, Nenad Rashiq, theksoi rëndësinë që ka pasur gjithmonë administrata amerikane në zhvillimet politike në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Administrata amerikane çdo herë ka pasur një rol të veçantë për Kosovë dhe nëse ka dhe unë kam qenë prezent në vitin 2011 kur është emëruar dhe përzgjedhur dhe votuar Jahjaga si presidente. Kështu që roli i Amerikës është me rëndësi, por nuk jam i sigurt që në këto momente nga një periudhë nga 2011 deri sot ajo qasja e administratës amerikane është ndryshuar sa e shoh unë.
Nuk jam i sigurt se a do të hyjë në aventurën politike si në atë kohë. Në ato dokumente kur është votuar Jahjaga ka qenë dokument që ambasadori në atë kohë ka qenë nënshkrues si dëshmitar. Nga eksperienca ime që kam në politikë kurrë nuk ka ndodhur më parë. Na duhet një stimulim nga ana e administratës amerikane, por ne jemi ata që në fund të fundit duhet të jemi më të vendosur”, tha Rashiq.