Aprovohet kërkesëpadia e IKD-së kundër Komisionit të Pavarur të Mediave

Prishtinë | 17 Qer 2025 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së paditëses: OJQ “Instituti i Kosovës për Drejtësi” kundër të paditurit: Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me bazë juridike: shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-2025/01), të miratuar në mbledhjen e mbajtur më datë 17 janar 2025, në seancën e shqyrtimit gjyqësor publik të mbajtur, në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 10 qershor, ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses, OJQ “Instituti i Kosovës për Drejtësi”, e paraqitur kundër të paditurit, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me seli në Prishtinë.

Përmes aktgjykimit P.A.nr.06/2025 është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar paragrafi 2 i nenit 3 të Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-2025/01).

Dosja e lëndës PA.6/2025, së bashku me shkresat e saj, i dërgohet gjykatës së shkallës së parë, për vendosje lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të KPM-së të datës 17 janar 2025, të kontestuar me padi.

Të ngjashme