Partia Demokratike e Kosovës, e ka paditur ZRrE-në, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për vendimin e tyre për ta liberalizuar tregun e energjisë elektrike.
Ky vendim sipas PDK-së, u mor në mungesë të një procesi të drejtë, të bazuar ligjërisht dhe gjithëpërfshirës, tashmë ka filluar të prodhojë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme për mbi 1,300 biznese vendore dhe mbi 140 mijë punëtorë të këtyre ndërmarrjeve.
“Partia Demokratike e Kosovës, duke qëndruar besnike ndaj përgjegjësisë për të mbrojtur interesin publik dhe të drejtat e qytetarëve dhe bizneseve të vendit, ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë”