Kuvendi i Rahovecit mbajti mbledhjen e 10-të

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal i Rahovecit, nën drejtimin e kryesuesit Fatmir Iska, mbajti të premten, më 23 tetor, mbledhjen e dhjetë të rregullt për vitin 2026, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhje ku të pranishëm ishin kryetari i komunës, Smajl Latifi, nënkryetari Betim Kelani, kuvendarët dhe zyrtarë të tjerë, u shqyrtuan katër pika të rendit të ditës.

Ndër to ishin miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, lista e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe dhe raporti financiar për periudhën janar–shtator 2026.

Sipas njoftimit, të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.

Të ngjashme