Familjarët emocionohen në diplomimin e ushtarëve të rinj

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Familjarët e ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët diplomuan sot janë shprehur krenarë dhe janë parë të emocionuar gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të veçantë për familjet, rininë dhe shtetin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Një familjar i njërit prej ushtarëve të rinj ka thënë se ndihet shumë i lumtur që djali i tij ka diplomuar, ndërsa ka theksuar rëndësinë e FSK-së dhe besimin që qytetarët kanë në këtë forcë të sigurisë.

“Shumë kënaqësi, shumë kënaqësi. Shumë i lumtur. Po ai mesazhi, sa më shumë kanë me u bërë në Forcën e Sigurisë. Sepse Forca e Sigurisë është një ndër shtyllat kryesore që i besojnë më shumë te publiku. Edhe kështu mendoj, mendimi im, për çfarë arsye? Jam shumë i lumtur që djali ka diplomuar”, tha ai për EO.

Edhe Jetish Ahmeti nga Skenderaj, gjyshi i njërit prej ushtarëve ishte i emocionuar dhe  për nipin e tij, duke e lidhur këtë ditë me lirinë e Kosovës dhe të ardhmen e rinisë.

“E kam nip, djalë të djalit. Na jemi nga Skenderaj. Na jemi shumë të lumtur për Forcën e Sigurisë, për UÇK-në, për shtetin tonë, për rininë tonë. Ja u uroj gjithëve këtë festim. O, nuk matet me kanar, s’matet me kënaqësi, me lirinë e Kosovës”, potencoi ai.

Ndërkaq, Sami Gashi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar se djali i tij, Mal Gashi nga fshati Buçan ka diplomuar si ushtar i ri i Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se është krenar që djali i tij ka realizuar synimin për t’iu bashkuar ushtrisë së vendit.

“Po, djali im ka diplomuar Mal Gashi nga fshati Buçan. Jam shumë krenar, se e kemi pasur synim me u bërë ushtar i Republikës së Kosovës. Edhe inshallah i prin fati në jetë, na prin e mbara për shtetin e Kosovës. Ndjenjë shumë e mirë. Po më kujtohet unë kur kam bërë betimin për këtë vend edhe sot qysh e ndien është”, ka thënë Gashi.

Ceremonia e diplomimit të rekrutëve është shoqëruar me emocione dhe krenari nga familjarët, të cilët kanë shprehur mbështetjen për ushtarët e rinj që tashmë do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të ngjashme