eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka paralajmëruar për një kolaps të mundshëm energjetik në vend, si pasojë e daljes jashtë funksionit të Bllokut A3 në termocentralin “Kosova A”, që është pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Ai theksoi se menaxhmenti i KEK-ut e ka zvarritur remontin kapital të këtij blloku për disa vite.
“Dhe ka gjasa dhe unë po shpresoj që nuk është e vërtetë dhe shpresoj që e kam gabim. Por, ka gjasë që blloku A3 të jetë dëmtuar aq shumë në mungesë të remontit kapital, sa që të mos arrijnë ta rimëkëmbin. Shpresoj të mos jetë e vërtetë, por gjasa duken të jenë reale”, deklaroi Mustafa në Klan Kosova.