Sa më pak edukim, aq më shumë përkrahje për LVV-në, sipas matjes së fundit

Prishtinë | 26 Qer 2025 | 15:50 | Nga Shenoll Muharremi

Sa i përket nivelit të edukimit, përkrahja për LVV më e larta është nga ata që kanë disa vite të shkollës fillore (54.70%). Ndërsa ata me shkollë fillore e përkrahin me 40.10%.

Personat që e përkrahin me disa vite të shkollës së mesme janë 45.80%, e ata me shkollë të mesme 38.50%. Gjithashtu studentët e përkrahin me 38.00%.

Ndërsa niveli më i ulët i përkrahjes vjen nga ata me fakultet, magjistraturë dhe doktoraturë. Me fakultet 32.80%, ndërsa me magjistraturë ose doktoraturë më së paku me vetëm 23.60%.

Niveli i Edukimit dhePërkrahja

Disa vite të shkollës fillore: 54.70%

Shkolla fillore: 40.10%

Disa vite të shkollës së mesme: 45.80%

Shkolla e mesme: 38.50%

Student: 38.00%

Fakultet: 32.80%

Magjistraturë ose Doktoraturë: 23.60%

Burimi: Omnibus, qershor 2025

Të ngjashme