Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë

Prishtinë | 26 Qer 2025 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se bizneset i kanë detyruar të dalin në treg të lirë.

Në lidhje me këtë ai u shpreh se ka frikë që bizneset nuk do ta presin dimrin.

“Kam frikë që nuk do ta presin dimrin bizneset tona, për arsye se prej 1 qershorit në mënyrë të dhunshme i kanë detyruar bizneset për të dalur në tregun e lirë. Një “treg i lirë”, sepse nuk ekziston treg i lirë, nuk e kemi një konkurrencë të plotë, nuk e kemi një numër të madh të oferta që do të nënkuptonte treg i lirë”, Klan Kosova.

“Tregu i lirë në vetvete është çështje e mirë edhe ka për qëllim që t’i të gjesh çmim të energjisë elektrike me çmim më të lirë dhe në tregun e lirë nuk dilet në mënyrë të dhunshme, mirëpo dilet me vullnetin e biznesit”, u shpreh ai.

Të ngjashme