Ankohet banori i Fushë Kosovës: Shtylla e dëmtuar elektrike po na e rrezikon jetën

Prishtinë | 30 Qer 2025 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Një banor i Fushë Kosovës është ankuar rreth një shtylle elektrike.

Në pamjet që ka dërguar ky banor, kjo shtyllë elektrike shihet të jetë e dëmtuar, dhe e cila po mbahet vetëm me një lidhëse plastike.

Sipas tij, KEDS-i nuk po i përfillë kërkesat e banorëve të kësaj ane për rregullimin e problemit.

“Kjo shtyllë po përbën rrezik për jetën e njerëzve që jetojnë në lagjen “29” në Fushë Kosovë”, ka thënë tutje banori, njofton Klankosova.tv.

Sakaq redaksia ka kontaktuar dhe me zyrtarë të KEDS-it, derisa është ende në pritje të një përgjigje.

Të ngjashme